Zhurma Press E Enjte · 13 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 08:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:43 Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE08:43 Haxhiu kthehet në Kuvend për vizitën e mërgatës, PDK i kërkon thirrjen e seancës08:41 Arrestohet një kosovar në Merdare nën dyshimin për spiunazh08:41 Policia gjen armatim me simbole serbe pranë pronave të Rashkoviqit08:41 PDK mobilizohet para Qeverisë: Nuk ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues08:35 Travis Kelce flet për herë të parë për martesën me Taylor Swift07:14 Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili07:14 Zjarre të mëdha në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave07:14 Ndërtuesi i ndërtimit në Karaburun vihet në pranga, ortaku shpallet në kërkim07:14 Vjedhja e 700 mln lekëve të Postës së Durrësit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Pse Kosova renditet në fund të listës së investimeve publike për shëndetësi?

Çfarë tregojnë të dhënat e EUROSTAT për shpenzimet për kujdesin spitalor për banor në Ballkanin Perëndimor?

Redaksia ZHURMA 15:13 1 min lexim
Pse Kosova renditet në fund të listës së investimeve publike për shëndetësi?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Të dhënat tregojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të investojnë më pak në shëndetësi krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova renditet në fund të listës së investimeve publike.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga EUROSTAT për vitin 2024, dallimet në shpenzimet për kujdesin spitalor për banor janë të konsiderueshme në gjithë rajonin.

Shqipëria kryeson renditjen me 135 euro shpenzime për banor për shërbimet spitalore, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 111 euro, Serbia me 92 euro dhe Mali i Zi me 79 euro.

Maqedonia e Veriut renditet e fundit për këtë tregues, me vetëm 42 euro për banor. Këto shifra përfshijnë si fondet publike, ashtu edhe pagesat që qytetarët bëjnë nga xhepi për trajtimet spitalore.

Në vendet ku financimi shtetëror është më i ulët, qytetarët detyrohen të mbulojnë një pjesë më të madhe të kostove, duke rritur kështu shpenzimet totale për frymë.

Sa i përket investimeve publike në shëndetësi, Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të renditen ndër vendet me financimin më të ulët në rajon. Ndërsa Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi shpenzojnë mbi 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për shëndetësinë publike, Kosova dhe Shqipëria mbeten dukshëm nën këtë nivel.

Në përgjithësi, vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të investojnë më pak në shëndetësi sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila gjatë viteve të fundit është luhatur ndërmjet 7 dhe 10 për qind të PBB-së.

*Burim: Albinfo.ch*
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm