Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 20:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:43 Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme20:43 Chelsea kërkon zëvendësues për Enzo Fernandezin te Bournemouth dhe Crystal Palace20:35 Mickoski: Bullgaria shmang regjistrimin e OMO Ilinden Pavarësisht vendimeve të Strasburgut20:35 Shtetasi italian plagoset rëndë pasi hidhet nga shkëmbi në Vlorë20:34 Partizani humb Tedi Malajn për pjesën e parë të sezonit pas operacionit20:28 Ramë Lahaj ironizon: Hapi kandidaturën si president i pavarur20:24 Protesta qytetare marshon drejt Kryeministrisë në ditën e 82-të të tubimeve20:15 Kosova dhe Shqipëria përdorin automjete blinduara amerikane20:06 Komuna e Strugës me borxh 5 milionë euro, të tjerë ende në procedurë20:04 Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare pas 20 vitesh, Antela Lika merr drejtimin
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

Pse nuk ka avancuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE?

Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, por nuk përmendi aplikimin e Kosovës për shqyrtim

Redaksia ZHURMA 16:12 Përditësuar 18:16 1 min lexim
Pse nuk avancuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Tre vjet e gjysmë pasi dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të presë që kërkesa e saj të kalojë hapin e parë procedural. Ndërsa zgjerimi është rikthyer në qendër të agjendës së BE-së, perspektiva evropiane e Kosovës mbetet e bllokuar.

Presidenca irlandeze thotë se mbështet përparimin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosovën, drejt anëtarësimit në BE. Por, e shoqëroi këtë mbështetje me një formulim të dëgjuar shpesh në Bruksel: përparimi do të varet nga kushtet që duhet të përmbushen dhe nga zbatimi i reformave të nevojshme.

Redaktori i Radios Evropa e Lirë për çështjet evropiane, Rikard Jozwiak, thotë se Kosova, aktualisht, nuk është në mesin e prioriteteve të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kur Irlanda flet për zgjerimin, sipas tij, fokusi është te vendet që tashmë kanë avancuar më shumë në procesin e anëtarësimit, si Mali i Zi dhe Shqipëria, por edhe tek Ukraina dhe Moldavia.

Kosova e dorëzoi kërkesën e saj më 15 dhjetor 2022, në ditët e fundit të Presidencës çeke. Por, asnjë nga presidencat që pasuan, nuk e shtyu përpara. Si rezultat, aplikimi vazhdon të mos kalojë as fazën e parë formale: shqyrtimin nga Këshilli dhe dërgimin në Komisionin Evropian për vlerësim.

Një proces i bllokuar që në hapin e parë Redaktori i Radios Evropa e Lirë për çështjet evropiane, Rikard Jozwiak, thotë se pengesat nuk lidhen me presidencën e radhës, por me mungesën e konsensusit politik brenda vetë Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës, nga ana e saj, riafirmoi përkushtimin për zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përtej reformave të Kosovës Ngecja e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, sipas njohësit të politikës së zgjerimit në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), Adnan Qerimagiq, nuk mund t’i atribuohet vetëm mungesës së reformave apo zhvillimeve politike në vend.

Burim: Gazeta Express

— Redaksia ZHURMA

Komentet