Ndrejaj: 13 shtatzëni të konfirmuara nga IVF-ja në QKUK
Klinika e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë konfirmon trembëdhjetë shtatzëni përmes fertilizimit të asistuar, ndërsa mijëra çifte kanë kërkuar këshilla mjekësore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Trembëdhjetë shtatzëni janë konfirmuar deri më tani në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit me fertilizim të asistuar. Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, ka bërë të ditur se nga fillimi i shërbimit për trajtimin e infertilitetit, rreth 2.600 çifte kanë kërkuar konsultime dhe këshilla mjekësore. «Në klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike, do të thotë prej fillimit, deri para një viti kemi filluar, deri më tani, kanë kërkuar konsulta apo këshilla për probleme të infertilitetit diku 2.600 pacientë, domethënë çifte të cilat kanë probleme me infertilitet», tha ai.
Sipas Ndrejajt, jo të gjitha çiftet që paraqiten për konsultë i nënshtrohen procedurës së IVF-it, pasi trajtimi varet nga shkaktarët dhe problemet shëndetësore. Nga 150 paciente që kanë nisur stimulimin e vezoreve, 38 kanë arritur deri te transferimi i qelizave të fekonduara, prej të cilave 13 kanë shtatzëni të konfirmuar. Rezultatet janë arritur kryesisht në periudhën e dytë të vitit, pasi më herët kishte pasur probleme me furnizimin me preparate hormonale. Përveç IVF-it, në repart janë realizuar edhe 438 incizime të kanaleve të tubave, 99 intervenime me laparoskopi dhe 91 histeroskopi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


