WhatsApp sjell funksionin e ri Events Home për organizimin e takimeve
Platforma e njohur ka prezantuar përditësime që lehtësojnë koordinimin dhe krijimin e eventeve mes përdoruesve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Platforma e mesazheve WhatsApp ka njoftuar lançimin e disa përditësimeve të reja për funksionin e eventeve, me qëllim që të lehtësojë procesin e organizimit të takimeve dhe koordinimit mes miqve. Kjo veçori e re u jep mundësi përdoruesve që të krijojnë evente, t'i bashkëngjitni fotografi dhe t'i shpërndajnë ato përmes një linku të vetëm edhe me persona të tjerë që nuk zotërojnë llogari në këtë aplikacion.
Individët që nuk e kanë të instaluar platformën do të kenë mundësi t'i shikojnë detajet e ngjarjes dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre drejtpërdrejt, pa qenë të detyruar të shkarkojnë aplikacionin. Për më tepër, është krijuar një hapësirë e veçantë e quajtur “Events Home”, e cila u mundëson përdoruesve të dërgojnë ftesa të personalizuara dhe të menaxhojnë më mirë konfirmimet.
Në këtë zonë të re, pjesëmarrësit mund të shohin të përmbledhura në një vend të vetëm si ngjarjet e kaluara ashtu edhe ato të ardhshme. Sipas njoftimit zyrtar, ky përditësim do të bëhet i disponueshëm në mënyrë graduale për të gjithë përdoruesit përgjatë javëve në vijim.