Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Konjufca nga Haga: Presim vetëm një aktgjykim lirues

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi nga Haga se pritet vetëm një aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po qëndron në Hagë para shpalljes së aktgjykimit, ka deklaruar se pritet vetëm një vendim lirues për katërshen e UÇK-së.

Foto: zhurnal.mk
Foto: zhurnal.mk

Para mediave, ai u shpreh se lufta ishte mbrojtëse dhe kishte për qëllim lirinë e popullit dhe ndalimin e gjenocidit nga forcat paramilitare të Serbisë. Në këtë proces, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë japin aktgjykimin për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme