Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Konjufca: Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka dënuar sulmin e rëndë në Poloni ku vdiqën gjashtë persona.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku humbën jetën gjashtë persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Nëpërmjet një reagimi, ai i ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe popullit të Polonisë. «Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur. Të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë», ka shkruar Konjufca, duke shtuar se Republika e Kosovës solidarizohet me Poloninë në këtë moment pikëllimi.

Konjufca: Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov
Foto: sinjali.com

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka falënderuar kryesuesin e diplomacisë kosovare për mesazhin e solidaritetit dhe të ngushëllimit. «Ne i vlerësojmë thellësisht ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj», thuhet në reagimin e institucionit polak. Ngjarja tragjike ndodhi në sheshin kryesor të qytetit, ku një person i armatosur dyshohet se hyri me veturë duke goditur këmbësorët dhe më pas hapi zjarr ndaj qytetarëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme