Haziri: Procesin e shoh ndryshe, Bajrami, Gashi e Rama janë kredibilë
Nënkryetari i LDK-së flet për zhvillimet e fundit dhe kandidaturat brenda partisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në parti dhe kandidaturat e mundshme për kryetar që janë shfaqur së fundmi. Sipas tij, çështjet që lidhen me zgjedhjet duhet të diskutohen brenda strukturave partiake dhe të bëhen përgatitje të hershme, duke kërkuar ndryshime staturore e strukturore për të krijuar një ambient të përshtatshëm për garë.
Haziri ka vlerësuar figurat e Hykmete Bajramit, Arben Gashit dhe Përparim Ramës, duke i quajtur autoritete dhe emra kredibilë që i japin vlerë procesit politik. Ai ka theksuar se është më mirë që agjenda zgjedhore të zbardhet sa më shpejt, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës gjendet në vitin e fundit të këtij mandati. I pyetur rreth një kandidature të mundshme të tij për kreun e partisë, Haziri është shprehur se ai e shotë procesin ndryshe dhe se nuk i frikësohet garës, duke shtuar se më parë duhet të ndërmerren veprimet e nevojshme staturore e strukturore.