Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi në Vushtrri?

Një 45-vjeçar u arrestua pasi sulmoi familjarët dhe dëmtoi shtëpinë me thikë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VUSHTRRI — Një konflikt familjar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë ka përfunduar me arrestimin e një 45-vjeçari, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur familjarët dhe ka dëmtuar derën e shtëpisë me thikë. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 20:00, në shtëpinë e çiftit në Stanoc të Epërm.

Çfarë ndodhi në Vushtrri?
Foto: Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, bashkëshorti i saj kishte filluar të bërtiste me zë të lartë dhe ta ofendonte. Më pas, ai dyshohet se kishte marrë një thikë të vogël, me të cilën kishte dëmtuar derën e shtëpisë.

Sipas burimeve, konflikti kishte nisur pasi i dyshuari kishte debatuar në telefon me vëllain e viktimës, të cilin gjithashtu e kishte ofenduar. Viktima ka deklaruar se bashkëshorti ndodhej nën ndikimin e alkoolit.

Gruaja nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia e ka arrestuar F. M , i cili është shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.

— Burim: Sinjali, sinjali.com

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme