Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Koçeku: Kuvendi s’mund të pretendojë se nuk ka krizë

Deputetja e pavarur kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare dhe thekson se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas përfundimit të seancës parlamentare, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka dalë në një prononcim për gazetarët, ku është shprehur se zhvillimet e ditës nuk përputhen aspak me situatën aktuale në vend dhe kërkesat e qytetarëve. Sipas saj, Kuvendi nuk mund të vazhdojë të pretendojë se vendi nuk po kalon një situatë krize.

Koçeku: Kuvendi s’mund të pretendojë se nuk ka krizë
Foto: report.al
Video · Ora News · YouTube ↗

Koçeku ka theksuar nevojën për mbajtjen e një seance parlamentare të jashtëzakonshme, duke shtuar se ajo mund të zgjasë edhe dymbëdhjetë orë nëse është e nevojshme, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje politike. Ajo u bëri thirrje deputetëve që të dalin mbi bindjet partiake dhe të ushtrojnë presion ndaj qeverisë.

«Ishte një seancë që nuk përputhet me kërkesat që ka vendi jonë. Sa më shumë pretendon që vendi nuk ka krizë aq më shumë ka krizë. E nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për një zgjidhje politike për vendin. Nuk mund të pretendojmë se nuk e shohim. Kuvendi të dalë mbi bindjet partiake të bëhet presion qeverisë që të mbahet përgjegjësi për sa po ndodh», u shpreh ajo.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme