Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Komisioni miraton Byronë me 6 vota, rrëzohet amendamenti i Grudës

Komisioni për Legjislacion ka miratuar propozimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore me gjashtë vota për dhe tri kundër.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar raportin përfundimtar dhe propozimet e grupit punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me gjashtë vota për, tri kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë këtij mbledhjeje, komisioni nuk e ka miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda.

Komisioni miraton Byronë me 6 vota, rrëzohet amendamenti i Grudës
Video · YouTube ↗

Deputetët e opozitës shprehën kundërshtime dhe ngritën shqetësime për përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të projektligjit. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, kërkoi që të merren parasysh çështjet e pazgjidhura, duke përmendur se drejtori i byrosë vazhdon të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të deputetëve që marrin pjesë në votim, se nuk kërkohet specializim për gjyqtarët e shkallës së dytë, si dhe shqetësimet për përvojën e punës dhe lartësinë e pragut prej 25 mijë eurosh për inicimin e verifikimit të pasurisë nga viti 2008 e tutje. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, vlerësoi se disa dispozita mund të çojnë në persekutim e jo në hetim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje mbrojtën procesin e shqyrtimit. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, deklaruar se shqyrtimi është zhvilluar në përputhje me afatet dhe se vërejtjet e paraqitura nga deputetët, Gjykata Supreme dhe shoqëria civile janë trajtuar gjatë punës së grupit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →