Filipçe: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në shqip në pushtet
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, premton mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në një emision se nëse partia e tij vjen në pushtet do të mundësojë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Ai theksoi se nuk ka kurrfarë arsye që të mos lejohet dhënia e provimit në gjuhën në të cilën janë mbaruar studimet.
Duke folur në emisionin «N’Dritë» në Alsat TV, Filipçe u zotua se do të garantojë që provimi të jepet tërësisht në shqip, duke shtuar se Kushtetuta dhe ligjet patjetër duhet të respektohen. Kjo çështje përbën një kërkesë të kahershme në kuadër të debatit politik dhe institucional në vend, ndërsa provimi mbetet kusht i rëndësishëm për avancimin profesional të juristëve.