Pse mungon koncepti konkret për investimin amerikan në gaz?
Eksperti Arben Kllokoqi vlerëson se debati për gazin në Kosovë ka qenë më shumë politik sesa i bazuar në analiza teknike
— Eksperti në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Arben Kllokoqi, ka vlerësuar se debati për investimin amerikan në sektorin e gazit në Kosovë ka qenë kryesisht politik. Sipas tij, deri më tani nuk është bërë publik asnjë koncept i qartë apo analizë konkrete që të lejojë vlerësimin e vërtetë të një investimi të tillë.
Kllokoqi thekson se përpara çdo hapi duhet të sqarohet saktësisht se për çfarë do t'i nevojitet gazi Kosovës dhe nëse ekziston një kërkesë reale për të. Ai shpjegon se pa një koncept të detajuar, është e vështirë të formohet një qëndrim teknik ndaj propozimeve që po avokohen aktualisht nga Qeveria.
Një nga mundësitë e paraqitura është përdorimi i gazit për ndërtimin e një termocentrali për prodhimin e energjisë elektrike. Në këtë rast, eksperti kërkon që projekti të analizohet në kontekstin e tregut të energjisë dhe të krahasohet me burimet e tjera për të parë kontributin e tij real.
Mundësia e tretë, sipas Kllokoqit, është ndërtimi i një gazsjellësi që do të mundësonte transportin e gazit përmes territorit të Kosovës. Vetëm kjo variant mund të quhet investim strategjik, pasi i mundëson një partneri të përdorë territorin, por edhe këtu mbetet kushti i ekzistencës së një koncepti të detajuar.
Ndërkohë që SHBA-ja ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e projektit rajonal për gazin amerikan, Qeveria në detyrë ka propozuar një alternativë tjetër. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në prill ka kërkuar mbështetje për projekte të gazifikimit të qymyrit.
Kërkesa e Rizvanollit në Ambasadën Amerikane bazohet në rezervat e mëdha të linjitit dhe në politikat e presidentit Donald Trump për mbështetjen e industrisë së qymyrit. Megjithatë, Kllokoqi këtë ide për gazifikimin e thëngjillit e konsideron më shumë si një deklaratë politike sesa teknike.
Sipas ekspertit, idenë e Qeverisë në detyrë i mungon një studim i fizibilitetit që ta bëjë atë të realizueshme. Kjo vështirësi në diversifikimin energjetik reflekton një tendencë ku debati politik shpesh paraprin analizave teknike, duke lënë hapsira të pashpjegura për varësian absolute te qymyri.
Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.