Kërkohet diplomaci parlamentare për ish-krerët e UÇK-së
Partitë politike kërkojnë angazhim më të madh diplomatik për katërshen e UÇK-së në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme u diskutua çështja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u kërkua një përfshirje më e madhe e diplomacisë. Anëtarët e komisionit nga radhët e PDK-së dhe Aleancës theksuan nevojën që përmes diplomacisë parlamentare të kundërshtohet aktgjykimi dënues nga Gjykata Speciale, si dhe të mbrohet Ligji i ri për Dhomat e Specializuara.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, u shpreh se prioritet i komisionit duhet të jenë ish-krerët dhe dënimi i padrejtë ndaj tyre. Nga ana tjetër, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi që komisioni të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për dhomat e specializuara. Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, përmendi gjithashtu nevojën për anëtarësim në Këshill të Evropës, kurse kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu, deklaroi se plani i punës mund të rishqyrtohet në vazhdim.