Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Përplasje në Komisionin për Buxhet mes Teuta Haxhiut dhe Arbërie Nagavcit

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, dhe ajo e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, janë përplasur në Komisionin për Buxhet, ku u përmendën shkeljet kushtetuese dhe paditë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Haxhiu e ka akuzuar Nagavcin se është shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për shkak të përzierjes në kompetencat e nivelit lokal, duke shtuar se ajo nuk ka kërkuar as falje për këtë shkelje. «Po më flet për agjendtë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit. Por vec po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës. Unë e di përvojen e secilës. Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës», ka deklaruar Haxhiu, e cila gjithashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje janë praktikantë që do të përfundojnë si të tillë.

Përplasje në Komisionin për Buxhet mes Teuta Haxhiut dhe Arbërie Nagavcit
Foto: Wikimedia Commons
Video · Facebook ↗

Nga ana e saj, Arbërie Nagavci ka kundërshtuar deklaratat, duke theksuar se nuk dëshiron të futet në debat me Haxhiun dhe se për deklarime të ngjashme në të kaluarën e ka paditur tashmë atë. «Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje», ka thënë Nagavci.

Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →