Kurti refuzon përgjigjet për kritikat ndërkombëtare ndaj Speciales
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë para gazetarëve për kritikat e Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e drejtuara nga Bashkimi Evropian dhe ambasadorët për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. «Jam duke shkuar në një takim», u shpreh shkurtimisht Kurti.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor cenon standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit, ndërsa shtoi se vendet kandidate që bëjnë hapa prapa nuk mund të bëhen anëtare të bllokut. Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njoftoi se ndihet thellësisht e shqetësuar për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Plotësim-ndryshimi i Ligjit u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi Gjykata Speciale dënoi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.