Wizz Air zvogëlon kapacitetet dhe pezullon linja për sezonin dimëror
Kompania ajrore do të shkurtojë të paktën pesë për qind të fluturimeve të planifikuara për shkak të rritjes së kostove.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kompania ajrore me kosto të ulët ka njoftuar se do të zvogëlojë kapacitetet e parapara për sezonin dimëror për shkak të rritjes së shpenzimeve operative dhe pasigurive në tregun e aviacionit. Këto masa pritet të prekin disa prej tregjeve në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen Beogradi, Shkupi, Tuzlla dhe Prishtina.
Në kryeqytetin serb, fluturimet drejt Madridit do të ndërpriten përkohësisht gjatë muajve të dimrit, ndërsa reduktime të frekuencave do të ketë edhe në destinacione të tjera përfshirë Dortmundin, Bergamon dhe Barcelonën. Ndërkaq, në Shkup dhe Tuzllë janë planifikuar pezullime të linjave drejt Larnakës gjatë të njëjtës periudhë, krahas shkurtimeve në disa destinacione evropiane.