Ku do të ndërpritet energjia elektrike sot?
KEDS njoftoi për punime të planifikuara në rrjet që do të prekin qytete dhe fshatra në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.
Furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet sot në disa zona të Kosovës për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, sipas njoftimit të KEDS-it.
Në Prishtinë, ndërprerjet do të prekin zonën e Albanës së Madhe te Shaljanët nga ora 10:30 deri në 15:30 për instalimin e kabllit ABC. Gjithashtu, për ditën e nesërme, 12 korrik, është paralajmëruar një ndërprerje e gjerë nga ora 05:00 deri në 10:00 që do të prekë institucione të rëndësishme si Ambasada Amerikane, Ministria e FSK-së, Spitali i Zemrës EDA, si dhe lagjet Marigona Rezidencë dhe Kalabria.
Në Gjilan, ndërprerjet do të realizohen në zonën e Xhamisë së Medreses, konkretisht në rrugën 28 Nëntori, nga ora 10:00 deri në 15:00. Këto punime janë të domosdoshme për shkaqe sigurie dhe bartjen e konsumatorëve në rrjetin e ri të projektit N.26.06.02.
Për sa i përket Gjakovës, ndërprerja e energjisë do të ndodhë nga ora 09:00 deri në 15:00 në daljen e Ures së Terezave. Kjo do të prekë fshatrat Damjan (një pjesë), Fshaj, Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujz, ku arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë.
Në Pejë, punimet do të kryhen në daljen Dardania 2, ku tensioni do të ndërpritet në dy intervale: nga ora 09:30 deri në 10:00 dhe nga 16:00 deri në 16:30. Zona e prekura përfshin Tregun Raushiq, Jasiqin dhe disa pika të tjera të lagjes Dardania.
Përveç këtyre, KEDS ka planifikuar ndërprerje në zonën e Badovcit, ku tensioni do të mungojë në intervale të shkurtra nga ora 05:00 dhe 09:50, për të mundësuar kalimin e ngarkesës nga TR1 në TR2 gjatë remontit vjetor.
Këto ndërhyrje teknike synojnë krijimin e kushteve të sigurisë për punëtorët dhe rehabilitimin e Marshalling Kiosk për transformatorët matës të kombinuar 110 kV në nëstacionin distributiv Prishtina 1.
Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA