Kasami e Mexhiti takojnë Ramën për marrëdhënie më të forta rajonale
Krerët e VLEN zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për çështjet aktuale politike dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë këtij takimi, sipas Kasamit, u bisedua rreth çështjeve aktuale politike, marrëdhënieve dypalëshe dhe sfidave që i presin.
Kasami theksoi se angazhimi i tyre do të vijojë me përkushtim për të krijuar lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën. «Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë», u shpreh ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



