Kasami: Hyn në fuqi sistemi i kontrolleve të përbashkëta me Shqipërinë
Në Ditën e Festave të Nëntorit është promovuar sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit dhe Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin Izet Mexhuti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, morën pjesë në promovimin e hyrjes në fuqi të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare, të njohur si One Stop Shop, mes dy shteteve. Sipas njoftimeve, në pikën kufitare të Qafë Thanës dhe në katër vendkalime të tjera kufitare, qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli për të shkurtuar kohën e pritjes dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Kasami thotë se ky hap paraqet një përcaktim të VLEN-it që afrimi me Shqipërinë dhe Kosovën të mos mbetet vetëm deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete dhe projekte infrastrukturore, siç janë dy autostradat strategjike që po ndërtohen. «Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri! Në këtë ditë feste, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut z. Hristijan Mickoski, promovuam hyrjen në fuqi të sistemit hyrje-hyrje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë», ka shkruar ndër të tjera Kasami, duke uruar qytetarët për festat.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar