Babai i Zhegrovës thumbon yjet e Kombëtares pas ndeshjes me Izraelin
Lulzim Zhegrova ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e Kosovës, duke përgëzuar djalin e tij që mbajti kokën lart gjatë intonimit të himnit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova, ka ndarë me ndjekësit një imazh nga ndeshja e fundit e Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit. Në foton e publikuar gjatë intonimit të himnit izraelit, Veldin Hoxha, Mergim Vojvoda dhe Milot Rashica shfaqen me kokën e ulur, ndërsa Edon Zhegrova shihet me kokën lart.
Bashkangjitur me fotografinë, Lulzim Zhegrova ka shkruar fjalët «Kokën lart çdoherë», duke vlerësuar qëndrimin e djalit të tij. Ky veprim dhe mesazhi i përcjellë janë interpretuar edhe si një thumbim ndaj pjesës tjetër të lojtarëve të përfaqësueses të pranishëm në atë skenë me kokën ulur. Postimi ka ngjallur interes të gjerë për shkak të ndjesisë së veçantë që mbante takimi jashtë vijave të gjelbra të fushës së blertë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar