Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Magyar: Tetë goma më janë shpuar nga gjendja e rrugëve

Kryeministri hungarez kritikon rrjetin rrugor dhe paralajmëron investime për riparimin e infrastrukturës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka kritikuar ashpër gjendjen e rrjetit rrugor në vend duke e cilësuar atë si tragjike, teksa ka njoftuar plane për investime prej 120 miliardë forintësh për riparimin e rrugëve. Përmes një postimi në rrjete, ai ka ndarë përvojën e tij gj udhëtimeve, duke treguar se deri më tani i janë shpuar tetë goma për shkak të gjendjes së dobët të infrastrukturës.

Magyar: Tetë goma më janë shpuar nga gjendja e rrugëve
Foto: indeksonline.net

Magyar ka veçuar vendndodhjet Kálmánháza dhe Cigánd, ku sipas tij incidente të ngjashme kishin ndodhur saktësisht dy vjet më parë. Ai ka theksuar se qeveria synon të rrisë kapacitetet e kompanisë shtetërore Magyar Közút Zrt. dhe të investojë në rinovimin e rrugëve dytësore që janë lënë pas dore.

Sipas kryeministrit hungarez, synimi është që fondet publike të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës dhe të mos përfundojnë te oligarkët e lidhur me ish-kryeministrin Viktor Orbán.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme