Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
10:02 Trump nënshkruan vendimin për zgjerimin e qasjes në naftë pa taksa09:56 Skadon afati për presidentin, partitë pa marrëveshje dhe rrezikohet shpërndarja09:46 Kontraste kulturore mes shoqërive në Ballkan dhe Perëndim09:43 Karburanti koreano-jugor përfundon në Rusi përmes anijeve të sanksionuara09:36 Klodi Mihaj publikon pamjet nga ceremonia e martesës09:28 Parku Rinia nën hijen e kullës, shkatërrimi urban në Tiranë09:23 Franca dhe Gjermania kërkojnë mekanizëm të ri mbrojtjeje për tregtinë e BE-së09:19 Trump konfirmon kërcënimet pas largimit të bombarduesve nga Britania09:17 Sulm masiv me mbi 650 dronë ndaj Moskës dhe situata në rajon09:07 Azem Gagica tërheq vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport RAJ

Taekwondoistët e 'Ulqinit' fitojnë 11 medalje në Kampionatin Ballkanik

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi dy medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta.

Redaksia ZHURMA 18:11 Përditësuar 18:08 1 min lexim
Pse fituan 11 medalje në Kampionatin Ballkanik dhe Kupën Ballkanike?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— PRISHTINË — Më 25-28 qershor 2026, në qytetin e Zrenjaninit (Serbi) u zhvillua Kampionati Ballkanik dhe Kupa Ballkanike në Taekwondo, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në rajon, ku morën pjesë mbi 1000 sportistë nga vendet e Ballkanit.

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” u përfaqësua në këtë garë me 18 sportistë, të cilët garuan në kategoritë e pionierëve, kadetëve, juniorëve dhe seniorëve.

Në deklaratën për media të këtij klubi thuhet se garuesit e tij realizuan një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar gjithsej 11 medalje (dy medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta).

Rezultatin më të spikatur e arriti Amella Nuti, e cila u shpall kampione e Ballkanit në kategorinë e junioreve.

Po ashtu, titullin kampion i Ballkanit e fitoi edhe pionieri Haris Tivari, i cili triumfoi në tri ndeshje radhazi kundër garuesve nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

“Përveç medaljeve të fituara, sportistët e KT ‘Ulqini’ regjistruan një paraqitje shumë të suksesshme gjatë gjithë kampionatit, duke arritur gjithsej 21 ndeshje të fituara”, thuhet më tej në deklaratën për media.

Në kategorinë e pionierëve, medalje të artë fitoi Haris Dervishi, medalje të argjendta Nejra Dervisheviq dhe Rea Nelaj, kurse medalje të bronzta Armend Lula dhe Jamin Dervishi.

Në kategorinë e kadetëve, medaljen e vetme (të bronztë) e fitoi Denis Çoboviq.

Krahas Amella Nutit, e cila ka fituar medalje të artë, në kategorinë e juniorëve me medalje të argjendtë u kurorëzua Rijad Dervishi.

Ndërkaq, në kategorinë e senioreve, tri garuese të KT “Ulqini” – Amra Dushku, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja fituan medalje të bronzta.

Në deklaratën për media theksohet se pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik përfaqësojnë një sukses të rëndësishëm për KT “Uqini”, për Malin e Zi dhe qytetin e Ulqinit.

Burim: Koha Javore

Komentet