SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e ish-deputetes socialiste në kuadër të dosjes së Erion Veliajt.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, në kuadër të dosjes së Erion Veliajt. Sipas hetimeve, ajo akuzohet për veprën penale të pengimit të drejtësisë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë për të prishur dhe ndryshuar telefonat e personave nën hetim me qëllim pengimin e sigurimit të provave.
Fillimisht SPAK kishte kërkuar 600 mijë lekë gjobë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa është reduktuar në 400 mijë lekë. Në Gjykatën e Posaçme janë përmbyllur kundërshtimet e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre në këtë proces të ndarë, ndërsa gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit.
GJKKO ka caktuar datën 25 nëntor, në orën 15:30, për shpalljen e vendimit përfundimtar për Bushkën dhe të pandehurit e tjerë. Në të njëjtin proces, për biznesmenin Elman Abule është kërkuar 7 vite burg, dënim që reduktohet në 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar, kurse për të pandehurit e tjerë janë kërkuar masa si shërbimi i provës dhe gjoba.