Kamenicë, KKSB mban mbledhjen e pestë për sigurinë dhe dhunën në familje
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Kamenicë diskutoi për gjendjen e sigurisë dhe rastet e dhunës në familje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Kamenicës mbajti mbledhjen e pestë të radhës, ku u shqyrtua gjendja e sigurisë dhe rastet e dhunës në familje të shënuara nga fillimi i vitit 2026. Në këtë takim morën pjesë kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, komandanti i stacionit policor, Basri Shkodra, si dhe anëtarë të tjerë.
Komandanti Shkodra bëri të ditur se prej fillimit të vitit janë regjistruar 276 vepra penale, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e kaluar, ndërsa shkalla e zbulimit ishte rreth 83 për qind. Ai shtoi se nuk është shënuar asnjë rast vrasjeje dhe e vlerësoi gjendjen e përgjithshme si të qëndrueshme.
Lidhur me dhunën në familje, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, theksoi se numri i rasteve ka shënuar rritje dhe se nuk pati pasoja tragjike. Udhëheqësja për shërbime sociale, Kimete Kryeziu, tregoi se janë trajtuar 51 viktima që kërkuar ndihmë, prej të cilave 33 gra dhe 18 burra, duke kërkuar staf shtesë dhe një fond emergjent. Kryetari Rahimaj shprehu gatishmërinë institucionale për mbështetjen e viktimave dhe kërkoi kërkesa me shkrim nga Qendra për Punë Sociale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



