Kallas: Shpresoj që Kongresi i ri do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian kërkon rritje të presionit ndaj Rusisë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën se Senati dhe Kongresi i ri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe do të rrisin presionin ndaj Rusisë. Gjatë një konference për media të mbajtur në Bruksel, Kallas ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
«Është e rëndësishme që këto mesazhe t’i përcillen qartë Rusisë dhe që, përmes këtij presioni, ajo të ndalet së zhvilluari këtë luftë», deklaroi ajo, duke shtuar se mbetet të shihet se si do të reflektohen zgjedhjet në politikën amerikane.