Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Kaçaniku lan rrugët kryesore pas mesnate — kërkohet largimi i veturave

Punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

KAÇANIKU — Komuna e Kaçanikut ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të natës do të realizohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet. Punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore, përfshirë Bulevardin "Ismail Raka", Rrugën "Qamil Ilazi", Rrugën "Sali Bajra" dhe rrugë të tjera.

Kaçaniku lan rrugët kryesore pas mesnate — kërkohet largimi i veturave
Foto: Ilustrim · Balkan Fires, Earth from Aqua (EOS PM-1) (2007-07-25) (Public domain) / Wikimedia Commons

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve, në mënyrë që të mundësohet realizimi sa më efikas i punimeve. "Luten qytetarët dhe banorët që, për të mundësuar zhvillimin e punimeve dhe realizimin e një pastrimi sa më cilësor, t’i largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve", thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme