Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Alvarez kërkon largim nga Atletico Madrid?

Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por Atletico bllokoi çdo transferim deri tani.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MADRID — Julian Alvarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi. Vendimin e mori kohë më parë, por klubi madrileno bllokoi çdo marrëveshje. Destinacioni i preferuar i sulmuesit argjentinas është Barça — me të cilën ka arritur tashmë edhe marrëveshje personale.

Pse Alvarez kërkon largim nga Atletico Madrid?
Foto: Wikimedia Commons

"Nuk është koha për të folur për këtë, por as nuk mund të fshihem. Mundohem të jem person i ndershëm. Fola me njerëzit te Atlético Madrid dhe mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Dua ta përmbush ëndrrën time," deklaroi sulmuesi.

Aktualisht Alvarez ndodhet në grumbullim me Argjentinën në Botëror, ku kombëtarja synon mbrojtjen e titullit të fituar në 2022. Pengesa kryesore mbetet Atletico — klubi që ka bllokuar çdo marrëveshje deri tani, edhe pse lojtari ka shprehur hapur dëshirën e tij.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme