Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Jozefin Marku: Videoja e sulmit ndaj Edit është skenë aktrimi, urdhër-arresti fake

Marku reagoi pas qarkullimit të videos në Top Channel, duke thënë se ngjarja në autostradë Tiranë-Durrës është e stazhuar dhe se urdhër-arresti i Prokurorisë së Pejës është i rremë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ka folur për herë të parë pas qarkullimit të një videoje që e tregohej atë bashkë me persona të tjerë duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Jozefin Marku: Videoja e sulmit ndaj Edit është skenë aktrimi, urdhër-arresti fake
Foto: ekonomiaonline.com

Në një komunikim për Top Channel Web, Marku ka shpallur se ngjarja, e ndodhur sipas tij në autostradën Tiranë-Durrës, është një „skenë aktrimi“ dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet. „Asgjë s‘ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë“, ka shkruar ai.

Në lidhje me lajmet për lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës, Marku e ka cilësuar atë si „fake“ dhe të pavërtetë: "Janë fake, nuk kam arsye të jem atje".

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme