Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Javën e ardhshme “përvëlohet” Kosova, temperatura deri në 38 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon motin e njëjtë në pesë ditët

Redaksia ZHURMA Përditësuar 20:25 + Ruaj
Javën e ardhshme “përvëlohet” Kosova, temperatura deri në 38 gradë Celsius
FOTO · Foto: Pixabay

PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar çfarë moti do të mbajë në pesë ditët në vazhdim. Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale të ditës do të jenë 12 gradë Celsius. Ndërkaq, temperatura më e lartë do të jetë të premten, 38 gradë.

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë 13–15°C, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 26–30°C.

Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme. E martë, 28 korrik 2026 Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell.

Reshje të izoluara mund të jenë të mundshme kryesisht në zonat malore. Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, 1–7 m/s. E mërkurë, 29 korrik 2026 Moti do të jetë kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Burim: Zëri

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →