Bajrami: Vuçiqi s'mund të ketë dialog kredibil nëse njëra palë ka pretendime territoriale
Kryenegociatori thotë se deklaratat e Vuçiqit dëmtojnë procesin e pajtimit
PRISHTINË — Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së publikuar nga European Democrats, në të cilën kritikohet retorika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën. European Democrats kanë deklaruar se Vuçiq “edhe një herë ka pohuar se Kosova është pjesë e Serbisë”, duke vlerësuar se deklarata të tilla dëmtojnë procesin e pajtimit dhe stabilitetin rajonal.
Sipas Bajramit, deklaratat e Vuçiqit pengojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se Kosova nuk do ta negociojë ekzistencën e saj, dhe që nuk mund të ketë dialog të besueshëm teksa njëra palë ka ende pretendime territoriale.
Ministrja serbe Snežana Paunović kishte deklaruar se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998, duke shtuar se këto deklarata pengon procesin e pajtimit. Bajrami theksoi se këto deklarata janë një mesazh i rëndësishëm ndaj qasjes së Beogradit dhe retorikës që pengojn normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA