Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Janevska: Rritur mbështetja për nxënësit e talentuar në olimpiada

Presidentja dhe ministrja e Arsimit takuan rreth 100 nxënës të talentuar që morën pjesë në gara ndërkombëtare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zhvilluan takim me rreth 100 nxënës të talentuar, të cilët përmes shoqatave të mësimdhënësve ose individualisht morën pjesë në olimpiada shkencore ndërkombëtare dhe gara prestigjioze për nxënës. Ato u thanë se janë krenaria e shtetit dhe se kujdesi institucional do të vazhdojë të rritet.

Janevska: Rritur mbështetja për nxënësit e talentuar në olimpiada
Foto: almakos.com

Janevska theksoi se gjatë tre viteve të fundit shteti ka rritur mbështetjen për nxënësit e talentuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mbulon në tërësi shpenzimet e udhëtimit dhe tarifës së pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare, për të hequr shqetësimet e familjeve rreth sigurimit të mjeteve financiare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme