Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 1 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm MaqedoniShëndetësi

ISHP apelon për kujdes: Temperaturat do të kalojnë 40 gradë

Rekomandohet shmangia e daljeve në diell nga ora 11:00 deri në 17:00

Redaksia ZHURMA + Ruaj
ISHP apelon për kujdes: Temperaturat do të kalojnë 40 gradë
FOTO · Ilustrim · Female doctor showing blood pressure monitor closeup (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

SHKUP — Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për mbrojtje nga temperaturat e larta, pasi sipas parashikimeve të DPHM-së, vala e të nxehtit do të zgjasë deri më 7 gusht.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin daljet në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, të qëndrojnë në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar dhe, nëse duhet të jenë jashtë, të bëjnë pushime të shpeshta në hije.

Gjithashtu, këshillohet të veshin rroba të lehta, kapelë dhe syze mbrojtëse. ISHP rekomandon konsumimin e mjaftueshëm të ujit dhe pijeve minerale pa pritur ndjenjën e etjes, ndërsa duhet të shmangen alkooli, pijet me kafeinë, pijet shumë të ftohta, si dhe ushqimet e rënda, të yndyrshme dhe me shumë sheqer.

Kujdes i veçantë kërkohet për personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura. Ata duhet të marrin rregullisht terapinë dhe të kontaktojnë mjekun nëse kanë ndryshime në gjendjen shëndetësore.

Temperaturat do të kalojnë 32 gradë në të gjithë vendin, ndërsa në disa rajone pritet të arrijnë dhe të tejkalojnë 40 gradë Celsius. Sipas DPHM-së, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë gjatë ditëve në vijim.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →