Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
12:24 Filloreta Raçi mohon lidhjen me videot intime dhe kompozitorin12:19 Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje më të madhe12:17 Shqipëria dhe Kosova kryesojnë rajonin për humbjet e energjisë12:13 SHBA kërkon nga Evropa hapjen e rezervave ndërsa shqyrton ndalimin e eksporteve12:13 Xavi merr përgjegjësinë për paraqitjen e dobët të Holandës kundër Greqisë12:10 Aktorja Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës pas analizave11:54 Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë11:49 Investimi 18 milionë euro në objektin e ri të FShMN-së11:46 Teleferiku i Kodrës së Diellit në funksion për vizitorët gjatë fundjavës11:44 Trump u bën thirrje mbështetësve të votojnë në zgjedhjet e nëntorit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Interesim i jashtëzakonshëm

Gjykata Speciale ka bërë me dije se ka interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Redaksia ZHURMA 06:52 1 min lexim
Interesim i jashtëzakonshëm
FOTO · Foto: Sinjali Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Gjykata Speciale ka bërë me dije se ka interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Për rrjedhojë, Dhomat e Specializuara janë detyruar të marrin kohë shtesë për konfirmimin e kërkesave për praninë fizike në sallë në kohën kur shpallet vendimi.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në galerinë për publikun dhe numrit shumë të madh të kërkesave për pjesëmarrje në këtë seancë, procesi i shqyrtimit kërkon kohë. Sikurse është bërë me dije në lajmërimin e parë, konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se dy javë përpara seancës.

Në atë kohë, të gjithë ata që kanë dërguar kërkesë brenda afatit do të marrin përgjigje në të cilën konfirmohet në qoftë se pjesëmarrja e tyre është e mundur ose jo, bashkë me çdo informacion tjetër relevant.

Më 16 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të shpallet aktgjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Burimet: Sinjali; Lajmi.net; Ekonomia Online; Vox Kosova (klaster 4 outlets).

Komentet