Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri pasi u konstatuan parregullësi në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VUSHTRRI — Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, pasi gjatë një kontrolli u gjetën parregullësi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Inspektorët kanë identifikuar mungesa të masave mbrojtëse dhe të kërkesave për krijimin e kushteve të sigurta. Vendimi për ndalimin do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe sigurimin e kushtëve të përshtatshme për punë të sigurt. Inspektorati ka theksuar që do të vazhdojë kontrolllet dhe apelon të gjithë punëdhënësit të respektojnë standardet e sigurisë për të parandaluar incidente në vendin e punës.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme