Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Inspektorati ndalon punimet e shtatë gurthyesve dhe gjobit tre operatorë

Ministrja në detyrë e Mjedisit njoftuar se Inspektorati ka ndaluar punimet në shtatë gurthyes dhe ka gjobitur tre të tjerë me 7 mijë euro.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në shtatë gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa tre operatorë të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara. Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në disa komuna të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Hanin e Elezit, Shtimen, Suharekën, Mitrovicën, Vitinë, Lipjanin dhe Prishtinën.

Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com

Procesi i verifikimit ka nisur në muajin mars, ku operatorëve i është dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore. Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka theksuar se mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit është e pakompromis.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 24 kamera →