Ilir Daja: Kemi përballë kampionët, duhet të djersisim shumë
Dinamo pret Egnatian në Elbasan Arena për ndeshjen e javës së tetë të kampionatit shqiptar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Dinamo do të zhvillojë ndeshjen e javës së tetë të kampionatit, ku do të presë në stadiumin «Elbasan Arena» kampionen në fuqi të Shqipërisë, Egnatian. Kjo përballje vë përballë dy skuabra që synojnë pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka analizuar kundërshtarin dhe vështirësinë e kësaj sfide, duke vlerësuar ecurinë pozitive të Egnatisë si në kampionat ashtu edhe në arenën europiane, përfshirë paraqitjet në Conference League. «Duke parë ecurinë e skuadrave në kampionat dhe rezultatet e shtatë javëve të zhvilluara deri më tani, kemi kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta», u shpreh trajneri.
Daja theksoi se skuadra e tij synon maksimumin dhe se për të arritur rezultatin e dërshiruar nevojitet angazhim maksimal. «Duhet të djersisim shumë dhe të sakrifikojmë shumë për të shkuar te rezultati që kërkojmë», shtoi ai, duke bërë me dije se rikthimi gradual i lojtarëve të dëmtuar i jep skuadrës më shumë alternativa.