Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Identifikohet shqiptari i vrarë pranë Parlamentit Europian në Bruksel

Detaje nga vrasja e Redjan Z. në Bruksel dhe arrestimet e kryera pas hetimeve.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Redjan Z. u vra me armë zjarri më 12 tetor në hyrjen e një pallati në rrugën Wiertz, në lagjen Ixelles të Brukselit, pranë Parlamentit Europian. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, kur ai u qëllua me shtatë deri në tetë plumba pistolete dhe ndërroi jetë në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës. Sipas mediave të huaja, viktima nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë.

Identifikohet shqiptari i vrarë pranë Parlamentit Europian në Bruksel
Foto: albeu.com

Dëshmitarët treguan se pas të shtënave tre ose katër persona u larguan me shpejtësi. Gazeta “De Standaard” raportoi se autorët e dyshuar dyshohet të kenë ekzekutuar pak orë më vonë edhe efektivin e policisë belge, 41-vjeçarin Nordine El Talbi, në zonën e Jette, përfundim ky i arritur nga hetuesit pas analizimit të kamerave të sigurisë. Dyshimet paraprake tregojnë për larje hesapesh në botën e narkotikëve dhe mundësi të një atentati me pagesë.

Pas ngjarjeve, të dyshuarit u larguan nga Belgjika; tre prej tyre u arrestuan në Almería të Spanjës dhe një tjetër në Paris, ku të katërt janë dorëzuar te autoritetet belge dhe njëri prej tyre rezulton i mitur. Ndërkohë, dy persona të tjerë u kapën në Bruksel, ku njëri u lirua për mungesë provash ndërsa tjetri mbetet në paraburgim, teksa prokuroria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen mes dy vrasjeve dhe vijon hetimet për motivet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme