Katër shqiptarë dënohen me nga tre vite burg nga Gjykata e Colmarit në Francë
Gjykata e Colmarit ka dhënë dënimet për katër shtetas shqiptarë të akuzuar për një seri vjedhjesh në banesa.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg secili nga Gjykata e Colmarit, pas një hetimi nga njësia hetimore e policisë franceze. Vendimi ndaj tyre u mor më 13 nëntor, pavarësisht se të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarjet e hetuara. Ky grup akuzohet për një seri vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje në banesa në disa zona të ndryshme të Francës, të cilat kishin shkaktuar shqetësim të madh te banorët lokalë.
Gjatë hetimeve u zbuluan dëme të shumta në objekte të ndryshme, ku mes sendeve të grabitura përmenden bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5. Në qyteza si Turckheim dhe Zimmerbach, autorët kishin dëmtuar grilat elektrike, dritaret dhe kishin përmbysur ambientet e brendshme, ndërsa ankesa për raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe në rajonin Meurthe-et-Moselle.