Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

I dyshuari për bixhoz të paligjshëm në Prishtinë dërgohet në ndalim 48-orësh

Policia e Kosovës arrestoi një person në Prishtinë dhe i sekuestroi mbi 41 mijë euro e 20 franga zvicerane.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Me vendim të prokurorit, i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është dërguar në ndalim për 48 orë, pas arrestimit në Prishtinë.

I dyshuari për bixhoz të paligjshëm në Prishtinë dërgohet në ndalim 48-orësh
Foto: kallxo.com

Policia e Kosovës e arrestoi të dyshuarin më 3 shtator, pas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit në dy lokacione në pronësi të tij në Prishtinë, u gjetën dhe sekuestruan 41 mijë e 655 euro para të gatshme, 20 franga zvicerane, dy telefona, një USB, një laptop, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse, një veturë dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme