Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale ishte gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim fatal i klasës politike të Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim fatal i klasës politike të vendit. Gjatë një prononcimi, ai ka folur për rrethanat që çuan në themelimin e këtij institucioni, presionin ndërkombëtar dhe pritshmëritë që sipas tij nuk u përmbushën.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net

Hoxhaj ka shpjeguar se fillimisht ndërkombëtarët kishin argumentuar se raporti i Dick Martyt kishte krijuar një situatë të rëndë për Kosovën, ndërsa më pas kishte pasur presion se nëse nuk e themelonte Kosova, atëherë ajo do të themelohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, klasa politike duhet ta pranojë përgjegjësinë për vendimin e marrë në atë kohë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme