Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse u takuan Hoxha dhe Hooker?

Nënsekretarja e SHBA-ve për Çështjet Politike Allison Hooker biseduan për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË, 18 korrik. Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-ve, Allison Hooker ka reaguar në rrjetin social "X" pas takimit të zhvilluar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Hooker bën me dije se me kryediplomatin shqiptar biseduan për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Pse u takuan Hoxha dhe Hooker?
Foto: United States Department of State / Wikimedia Commons

Gjithashtu, ata kanë ndarë mendime edhe për forcimin më tej të këtyre marrëdhënieve në funksion të sigurisë së përbashët. "Ishte një kënaqësi të takohesha sot me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha. Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë si dhe për mundësitë për të forcuar më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët", theksoi Hooker.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington. Në Ministerialin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë se 60 vende, Hoxha theksoi se "qëndrimi i Shqipërisë është i qartë: në një demokraci, nuk ka as vend dhe as justifikim për dhunën si mjet politik. Historia jonë na kujton këtë lloj rreziku".

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme