Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Ish-deputeti i PDK-së ka kritikuar zgjedhjen e presidentes së re, duke e quajtur atë presidente të LVV-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri gjatë një paraqitje televizive. Ai ka adresuar kritika lidhur me përzgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka Pula, me arsyetimin se ajo është presidente vetëm e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president
Foto: epokaere.com
Video · Facebook ↗

Sipas Berishës, zgjedhja e duhur për këtë post do të duhej të ishte Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së. Ai e ka cilësuar atë si një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

«Xhavit Haliti duhej të propozohej si president, sepse është shtylla kryesore e UÇK-së, ai është U-ja e UÇK-së», ka deklaruar Berisha.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →