Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Himara nën flakë, kryebashkiaku Vangjel Tavo bën thirrje banorëve të largohen

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë qytetin e Himarës, ndërsa kryebashkiaku on ka bërë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë qytetin e Himarës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Si pasojë, banesa janë djegur, ndërsa janë prekur edhe sipërfaqet me pemëtari.

Himara nën flakë, kryebashkiaku Vangjel Tavo bën thirrje banorëve të largohen
Foto: botasot.info

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka lëshuar një thirrje urgjente për qytetarët duke u kërkuar që të largohen nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të zjarreve në zonat e banuara.

Në terren ndodhen banorë të Himarës që po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa Tavo ka kërkuar gjithashtu ndihmën e organeve të policisë së rendit, policisë bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme