Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u helmuan rreth 20 persona në Prishtinë?

Policia nis hetimet, pacientët paraqiten me simptoma të ngjashme në Klinikën Infektive të QKUK

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Rreth 20 persona po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një lokal në Prishtinë. Pacientët janë paraqitur me simptoma të ngjashme, përfshirë të vjella, temperaturë dhe probleme gastrointestinale, ndërsa mjekët po presin rezultatet laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të gjendjes së tyre.

Pse u helmuan rreth 20 persona në Prishtinë?
Foto: Pixabay

Shefi i ndërrimit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se numri i pacientëve është rritur gjatë ditës. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Sinjalin ka deklaruar se informacioni për dyshimet e helmimit është pranuar më 10 korrik dhe se menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet kompetente.

Dyshimet e para lidhen me një sos të picave, ndërsa deri më tani rreth 20 persona janë paraqitur për trajtim në QKUK. Kush i vjeti sende me vlerë nga banesa në veri të Mitrovicës? Pse u godit grua nga vetura në Prishtinë?

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/dyshimet-per-helmim-ushqimor-ne-prishtine-policia-nis-hetimet-rreth-20-persona-ne-trajtim/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme