Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haxhiu dhe Konjufca presin në takime lamtumirëse ambasadoren e Greqisë

Kryetarja e Kuvendit dhe zëvendëskryeministri pritën në takime lamtumirëse shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali. Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë shërbimit në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme, ndërsa u shpreh vullneti për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Haxhiu dhe Konjufca presin në takime lamtumirëse ambasadoren e Greqisë
Foto: mfa-ks.net

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjithashtu ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren Heleni Vakali. Ai e falënderoi atë për angazhimin dhe bashkëpunimin konstruktiv gjatë mandatit, duke vlerësuar kontributin në afrimin dhe forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →