Qytetari në protestë: Vazhdojmë 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit
Protestuesit paralajmërojnë qëndresë pa ndërprerje para Kryeministrisë deri në largimin e establishmentit aktual.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë tubimit të zhvilluar para Kryeministrisë, një prej qytetarëve pjesëmarrës deklaroi se qytetarët do të vijojnë qëndresën deri në rrëzimin e sistemit. Ai theksoi se tubimi organizohet për të ardhmen e fëmijëve dhe studentëve, duke shtuar se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në largimin e establishmentit aktual.
Tubimi u cilësua si paqësor nga folësi, i cili u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit duke pretenduar se një pjesë e tyre ndodhen në krah të protestuesve dhe duke kërkuar që uniforma të mos përdhoset. Ne kemi dalë për fëmijët tanë dhe studentët. 24 orë non stop deri në rrëzimin e sistemit, nuk ndalemi,
u shpreh ai ndër të tjera gjatë fjalës së mbajtur në shesh.
Në fund të fjalës, qytetari drejtoi një falënderim për median për praninë dhe raportimin e vazhdueshëm në çdo moment, duke përmendur përballjen me vështirësitë, dhunën, gazin dhe ujin me acid gjatë zhvillimit të protestave.