Harry Kane fiton Topin e Artë 2026 dhe tërheq vëmendjen me orën e shtrenjtë
Futbollisti Harry Kane fitoj çmimin kryesor në London Palladium, ndërsa bie në sy me orën e tij luksoze Rolex.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij duke fituar çmimin «Topi i Artë 2026» në ceremoninë e mbajtur në London Palladium. Gjatë të njëjtës mbrëmje, ai u nderua gjithashtu me çmimin «Sulmuesi më i mirë i vitit», duke lënë pas konkurrentë të njohur si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.
Në këtë ngjarje, futbollisti u paraqit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Katie Goodland, ku të dy u shfaqën të veshur me të zeza, ndërsa vetë lojtari kishte zgjedhur një kostum elegant bardhezi. Përveç kurorëzimit me çmimet prestigjioze, vëmendje të madhe tërhoqi edhe ora e tij luksoze e modelit të rrallë Rolex Sapphire Daytona, e punuar nga ari i bardhë 18-karatësh dhe e stolisur me 36 safirë blu rreth kornizës, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.2 milionë euro.
Pas marrjes së çmimit, sulmuesi u shpreh mirënjohës për rrugëtimin e tij dhe kujtoi vështirësitë e fillimeve, duke pranuar se dikur as ai vetë nuk do ta kishte parashikuar këtë arritje. Ai theksoi se suksesi erdhi përmes punës së palodhshme dhe besimit në vetvete, ndërsa synimi i tij mbetet përmirësimi i vazhdueshëm pas çdo suksesi.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 22 tetor Harry Kane i afrohet rekordit të Ronaldos në Champions
- 23 tetor Harry Kane kryeson listën e dhjetë kandidatëve për Topin e Artë 2026
- 27 tetor Harry Kane fiton Topin e Artë për vitin 2026
- 27 tetor Harry Kane fiton Topin e Artë 2026 dhe tërheq vëmendjen me orën e shtrenjtë · ky artikull
- 27 tetor Triumfi i Harry Kane i jep fund pritjes 45-vjeçare të Bayernit
- 27 tetor Real Madrid TV uron Harry Kane pas triumfit në Topin e Artë