Hargreaves dhe Konjufca diskutojnë për strategjinë e Speciales
Ambasadori britanik dhe ministri i Jashtëm i Kosovës diskutojnë për strategjinë shtetërore lidhur me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, për të biseduar rreth partneritetit ndërmjet dy shteteve dhe çështjeve rajonale. Gjatë këtij takimi, dy zyrtarët kanë trajtuar edhe strategjinë shtetërore lidhur me procesin e ankesave dhe apelimit ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.
Hargreaves bëri të ditur në rrjetin social Facebook se në fokus të bisedës ishte roli i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave pranë Dhomave të Specializuara. Sipas tij, ky mekanizëm shërben për të garantuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe mbështetjes së sundimit të ligjit.