Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:19 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:02 Vlorë, 43-vjeçari i kërkuar për grabitje, goditje me sëpatë dhe dhunë seksuale ndaj…05:57 Shqipëria mposht San Marinon 0-3 dhe çon Grupin C1 të Ligës së Kombeve05:43 Tuttosport zbulon pagën e Edon Zhegrovës te Juventus: 3.125 milionë euro bruto në vit05:32 Kader Kicaj reagon për “sugar mommies” pasi ish-të dashuri i saj u lidh me milionere05:22 Studim: Vrapi dhe ecja e shpejtë zgjerojnë jetëgjatësinë05:19 Shkaqet kryesore të djersitjes natën sipas mjekëve05:02 Dy vëllezër nga Kosova dënuar për tregun ilegal Rydox që shiste të dhëna të vjedhura04:18 Hamza kushton zgjedhjen e presidentit me ligjin për Gjykatën Speciale, garanton 22 vota03:55 Olta Gixhari shfaqet me fustan të kuq, burri i bëri surprizë03:41 Hithra ka përfitime shëndetësore dhe retetë përgatitje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Çfarë do të ofrojë hapësira e re e argëtimi në hyrje të Shkodrës?

Pse ky projekt synon të transformojë qendrën e veriut?

Redaksia ZHURMA 10:24 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Çfarë do të ofrojë hapësira e re e argëtimi në hyrje të Shkodrës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKODËR — Hyrja e parkut të Shkodrës ka nisur të marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që vijojnë ende për të transformuar qendrën e veriut. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shëmbëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për kryeqytetin e veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Komentet