Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi pas Hagës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi pas Hagës
Foto: tvprizreni.net

Gjatë vizitave, Hamza u ka shprehur mbështetjen e tij familjarëve dhe i ka siguruar se ato nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë, duke e cilësuar vendimin e Hagës si të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar.

Kreu i PDK-së është shprehur se dhimbja e familjeve është edhe dhimbja e popullit të Kosovës, ndërsa ka theksuar se angazhimi për drejtësi dhe liri do të vazhdojë deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme